Vizita e Abdullah Klinakun
Vizitë e Veçantë në Institutin e Hifzit Sot patëm nderin të mirëpresim Abdullah Klinakun në Institutin tonë. Gjatë kësaj vizite, drejtori i institutit e informoi mysafirin mbi aktivitetet që zhvillohen…
Vizitë e Veçantë në Institutin e Hifzit Sot patëm nderin të mirëpresim Abdullah Klinakun në Institutin tonë. Gjatë kësaj vizite, drejtori i institutit e informoi mysafirin mbi aktivitetet që zhvillohen…
Në kuadër të Takimeve të Stambollit, patëm kënaqësinë të mirëpresim kryetarin shumë të nderuar të Këshillit të Bashkësisë Islame Prizren, Valon ef. Ibrahimi. I shprehim mirënjohjen tonë atij dhe të…
Me mirënjohje të thellë falënderojmë Kryetarin e Akademisë së Diyanetit, Doc. Dr. Enver Osman Kaan, Zëvendëskryetarin e Bordit të Arsimit dhe Disiplinës pranë MEB, z. Mehmet Nezir Gül, Drejtorin e…
Shoqata jonë është themeluar në vitin 1999. Që nga fillimi, shoqata mundohet qe të ofrojë lloje të ndryshme të ndihmës për nevojtarët, skamnorët, jetimët, nxënësit dhe studentët e drejtimeve të ndryshme; pa marrë parasysh orientimet, fetare, etnike, politike, shoqërore dhe gjuhësore. Prandaj, shoqata nuk ka qellime ekonomike të bazuara në profit, por ka qëllim humanitar, arsimor dhe kulturor.
Sot, kjo shoqate është e shtrirë gati se në të gjithë Kosoven; Prizren, Prishtinë, Gjakovë, Gjilan dhe Ferizaj.
Me krenari dhe pasion, shoqata jonë humanitare angazhohet për të sjellë ndryshime në jetën e njerëzve në nevojë përfshirë skamnoret, nevojtaret, jetimet, nxënësit, studentet etj. Ndryshime që nisin nga një dorë ndihmëse dhe shtrihen në një vizion për të përmirësuar gjendjen e shoqërisë sonë.
Në qendër të shoqatës sonë qëndron bindja se vlerat humane dhe morale janë themelet e një shoqërie të qëndrueshme dhe të begatshme. Duke synuar të ndriçojmë dhe të forcojmë këto vlera nëpërmjet aktiviteteve kulturore dhe edukuese, ne shpresojmë të kontribuojmë në formimin e një shoqërie të ndërgjegjshme dhe bashkpërfshirëse.
Nëpërmjet programeve të ndryshme arsimore , ne synojmë të nxisim njohuritë dhe aftësitë e nxënësve dhe studenteve tanë, duke i përgatitur ata për sfidat e sotme dhe të ardhshme. Duke e kuptuar rëndësinë e arsimit si bazën e një shoqërie të fortë, ne punojmë me pasion dhe përkushtim për të arritur këtë qëllim.