Rreth Nesh
Ne si konvikt dhe qendër kulturore Rabia Hatun me moton “Një njeri, një botë” synojmë të ofrojmë një edukim cilësor që do t’u mundësojë nxënëseve që vijnë për të mësuar në qendrën tonë të mësojnë vlera nga burime autentike, të ruajnë identitetin e tyre fetar, kombëtar, moral dhe kulturor si dhe të kontribuojmë në zhvillimin e personalitetit të tyre me qëllim që brezat tanë të rriten me vlera morale. Së bashku me këto synojmë të rrisim ndërgjegjësimin për vlerat tona shpirtërore dhe kombëtare, të kontribuojmë në zhvillimin e personalitetit të tyre dhe të kalojnë kohë të frytshme gjatë kohës së tyre në qendër.
Njësit kryesore
Qendra Kulturore
Në këtë njësi jepen kurse ku mësohet Kurani Famëlartë, njohurit themelore Islame, çështjet e mirësjelljes dhe jeta e profetëve. Nxënësit ndahen sipas grup moshave dhe kategorive të klasave; shkolla fillore, shkolla e mesme, universiteti dhe grupet e grave.
Njësia e memorizimit
Kjo njësi synon të përmirësojë aftësitë e leximit dhe të mësuarit përmendësh të Kuranit sipas metodës që kërkohet si dhe të nxjerr Hafize të Kuranit. Në njësinë e mësimit përmendësh ka nxënëse që banojnë në konviktit dhe që vijnë gjatë ditës.
Njësia e Konviktit
Kjo njësi ofron shërbime të konviktit për nxënëse femra. Nxenset janë nga shkollat e mesme (si medreseja, gjimnazet, shkolla e mesme e mjekësisë, etj), dhe studentetet e universitetit. Përveç shërbimeve të banimit, ushqimit dhe ngrohjes, ofrohen edhe mësime dhe këshilla shtesë për t’ua lehtësuar mësimet e tyre shkollore dhe universitare.