Takimeve të Stambollit – 6

Në kuadër të Takimeve të Stambollit, patëm kënaqësinë të mirëpresim këshilltarin për Çështje Fetare pranë Ambasadës Turke në Prishtinë,, z. Bünyamin Albayrak. I shprehim mirënjohjen tonë atij dhe të gjithë pjesëmarrësve për bisedat e çmuara dhe kontributin e tyre të vlefshëm.

İstanbul Buluşmaları kapsamında, T.C. Priştine Büyükelçiliği Din Hizmetleri Müşaviri Sayın Bünyamin Albayrak’ı ağırladık. Kıymetli hocamıza değerli sohbetleri ve katkıları için, ayrıca bütün katılımcılara iştiraklerinden dolayı kalbi şükranlarımızı sunarız.

Vizita e Abdullah Klinakun

Vizitë e Veçantë në Institutin e Hifzit

Sot patëm nderin të mirëpresim Abdullah Klinakun në Institutin tonë. Gjatë kësaj vizite, drejtori i institutit e informoi mysafirin mbi aktivitetet që zhvillohen këtu, me theks të veçantë mbi mësimin e Kur’anit dhe programet e ndryshme edukative e shpirtërore që ofrojmë. Faleminderit z. Abdullah Klinaku për interesimin dhe mbështetjen e treguar ndaj punës sonë!

Takimet e Stambollit-5

Në kuadër të Takimeve të Stambollit, patëm kënaqësinë të mirëpresim kryetarin shumë të nderuar të Këshillit të Bashkësisë Islame Prizren, Valon ef. Ibrahimi. I shprehim mirënjohjen tonë atij dhe të gjithë pjesëmarrësve për bisedat e çmuara.

İstanbul Buluşmaları kapsamında, Prizren İslam Birliği Başkanı Sayın Valon ef. İbrahimi’yi ağırladık. Kıymetli hocamıza değerli sohbetleri için ve bütün katılımcılara iştiraklerinden dolayı kalbi şükranlarımızı sunarız.

Vizita e Kryetarit të Akademisë së Diyaneti

Me mirënjohje të thellë falënderojmë Kryetarin e Akademisë së Diyanetit, Doc. Dr. Enver Osman Kaan, Zëvendëskryetarin e Bordit të Arsimit dhe Disiplinës pranë MEB, z. Mehmet Nezir Gül, Drejtorin e Shkollës së Mesme “Şehit Ömer Halis Demir” në Ankara, z. Yaşar Keskin dhe Profesorin e nderuar të Medresesë Alauddin, z. Ramadan Uka, për vizitën e tyre të çmuar në Medresenë e Hifzit në Gjakovë. Vizita juaj ishte një nder i madh për ne.

___________

Diyanet Akademisi Başkanı Doç. Dr. Enver Osman Kaan.

MEB. Tâlim Terbiye Kurulu Başkan Yardımcısı Mehmet Nezir Gül.

Ankara Şehit Ömer Halis Demir Anadolu İmam Hatip Lisesi Müdürü Yaşar Keskin.

Alauddin Medresesi hocası Ramadan Uka.

Cakova Hafızlık Medresesine gerçekleştirmiş oldukları nazik ziyaretleri için kendilerine Teşekkür ederiz.

NJOFTIM PËR HAPJEN E KONVIKTIT TË RI

Të dashur studentë,

Nga e hëna, Konvikti ynë i ri do të hapë dyert për pranimin e studentëve të rinj. Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt realizimit të misionit tonë për të ofruar kushte të shkëlqyera për ata që kanë nevojë për një mjedis të qetë, të sigurt dhe të rehatshëm për të studiuar dhe jetuar. Ky konvikt nuk është thjesht një hapësirë për strehim, por një ambient i përshtatshëm ku studentët mund të ndihen të frymëzuar dhe të motivuar për të arritur suksesin në studimet e tyre akademike dhe qëllimet personale.

Objekti ynë i ri është rregulluar për t’iu përgjigjur plotësisht nevojave të çdo studenti – duke ofruar hapësira të rehatshme për pushim, një kuzhinë të kalsit të shkelqyer që përgatit ushqime të shëndetshme, të fresketa dhe të shijshme, si dhe një atmosferë të qetë dhe produktive që ndihmon përqendrimin dhe avancimin në mësime.

Një falënderim i veçantë shkon për z. Şuayip Başhan, koordinatorin tonë të nderuar, njëherit dhe përfaqësuesi i shoqatës “Stamboll” me seli në Prizren, i cili na ka sjellë një vizion të ri dhe ka qenë shtyllë kyçe në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.

Kjo iniciativë përfaqëson vetëm një nga projektet tona për të mbështetur dhe përmirësuar jetën e studentëve, dhe jemi krenarë që kemi mundësinë t’ju ofrojmë një shtëpi të Tretë studentëve që studiojn në fakultet e ndryshme në Prishtinë.

Lusim Zotin të na bëjë të suksesshëm dhe të dobishëm në projekte të tilla, dhe na bekoftë me mundësinë që të takohemi dhe të bashkëpunojmë gjithmonë për të mirën e përbashkët.

URIME!

Ceremonia e Certifikimit dhe Ndarja e Shpërblimeve në Kursin Veror 2024 në Institutin e Hifzit

Në Institutin e Hifzit u organizua ceremonia e certifikimit të nxënësve për përfundimin e Kursit Veror. Gjatë kësaj ceremonie, u shpallën edhe fituesit e Garës së Mësim-Besimit. Të ftuar në këtë ngjarje të veçantë ishin edhe prindërit e nxënësve.

Programi filloi me leximin e Kuranit, dhe më pas të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti drejtori i institutit. Për të folur rreth kursit, fjala iu dha hfz. Sufjan Misini. Pas kësaj, u bë certifikimi i nxënësve dhe ndarja e shpërblimeve për fituesit e Garës së Mësim-Besimit.

Fituesit e garës:

  • Vendi i parë: Rroon Shllaku 🏆
  • Vendi i dytë: Unejs Bejta 🥈
  • Vendi i dytë: Amar Fazliu 🥈
  • Vendi i tretë: Unejs Mema 🥉

Gjithashtu, stafi i hoxhallarëve dhe hafizëve Hfz Reis Berisha, Hfz Qendrim Kameraj dhe Ibrahim Grori u nderuan me mirënjohje nga drejtori për punën e tyre të përkushtuar.

Kosovës i shtohen edhe dy hafiza te ri

Ceremonia e Hifzit për Enes Ramabajen dhe Diar Mehmetin

Sot, në Institutin e Hifzit në Gjakovë, u mbajt një ceremoni e veçantë për nderimin e hafizëve të rinj, Enes Ramabaja dhe Diar Mehmeti. 🎓 Familja, Shoqata Istanbul Hoxhallar, dhe miqtë nga Ferizaji dhe Skenderaji bashkë ndanë këtë moment të lumtur.

Pas një përfundimi të suksesshëm, hafizët e rinj u nderuan me dhurata nga Hoxha Osman Nuri Topbaş nga drejtori i institutit po ashtu edhe dhurata nga koordinatori i Shoqata Istanbul qe i ndau Mr. Gencer Dirvari

Urojmë Enes Ramabajen dhe Diar Mehmeti për një të ardhme të mbushur me lumturi dhe suksese.

Ceremoni përshëndetëse për Hafiz Recep Sahinkayes

Sot, më datë 19.02.2024, u mbajt një ceremoni përshëndetëse dhe falënderuese për Hafiz Recep Sahinkayes, i cili përfundoi misionin e tij si dërguar nga Diyaneti i Turqisë. Ai ka shërbyer për pesë vjet si mësues në Institutin e Hifzit, Medreseja e Madhe në Gjakovë.

Koordinatori i Shoqatës Istanbul z. Şuayip Başhan, shprehu mirënjohjen për punën e tij 5-vjeçare në këtë institut, duke i dhuruar atij një mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e tij në edukimin e nxënësve.

_______________________________________________________

Türkiye Diyaneti tarafından görevlendirilen Hafız Recep Şahinkaya hocamız Cakova Hafızlık Medresemizde 5 yıllık görevini tamamlaması münasebetiyle 19.02.2024 tarihinde teşekkür ve uğurlama proğramı düzenlendi.

İstanbul Derneği Koordinatörü Sn. Şuayip Başhan, bu enstitüdeki 5 yıllık çalışmalarından dolayı şükranlarını sunarak, öğrencilerin eğitimine yaptığı katkı ve göstermiş olduğu özveriden dolayı teşekkür etti.

Garat në shigjetari tradicionale.

Sot, në nder të Ditës së Pavarësisë, në bashkëpunim me klubin e shigjetarisë tradicionale, organizuam gara në shigjetari tradicionale. Garat u zhvilluan në tre kategori: kategoria e fëmijëve, kategoria e djemve dhe kategoria e vajzave.

Në kategorinë e fëmijëve, 6 prej tyre u nderuan me medalje për arritjet e tyre të shkëlqyera. Në kategorinë e djemve, u përzgjodhën 3 fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë, të cilët u shpërblyen me çmime monetare.

Pas përfundimit të garave, certifikata u shpërndanë për të gjithë pjesëmarrësit si një shenjë e kujdesit dhe përkrahjes sonë për angazhimin e tyre. 🏹🏅🎉

_____________________________________

Bugün 17 Şubat Kosova Cumhuriyeti Bağımsızlık Günü münasebetiyle Geleneksel Okçuluk Kulübü işbirliği ile geleneksel okçuluk yarışmaları düzenledik. Yarışmalar çocuk kategorisi, erkek kategorisi ve kız kategorisi olmak üzere üç kategoride gerçekleştirildi.

Çocuk kategorisinde ilk 6 öğrenciye üstün başarılarından dolayı madalya verildi. Erkekler kategorisinde birinci, ikinci ve üçüncü olan 3 yarışmacıya para ödülü verildi.

Yarışmaların ardından tüm katılımcılara gösterdiğimiz özen ve desteğin bir göstergesi olarak katılım sertifikaları dağıtıldı. 🏹🏅