Ceremonia e Certifikimit dhe Ndarja e Shpërblimeve në Kursin Veror 2024 në Institutin e Hifzit

Në Institutin e Hifzit u organizua ceremonia e certifikimit të nxënësve për përfundimin e Kursit Veror. Gjatë kësaj ceremonie, u shpallën edhe fituesit e Garës së Mësim-Besimit. Të ftuar në këtë ngjarje të veçantë ishin edhe prindërit e nxënësve.

Programi filloi me leximin e Kuranit, dhe më pas të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti drejtori i institutit. Për të folur rreth kursit, fjala iu dha hfz. Sufjan Misini. Pas kësaj, u bë certifikimi i nxënësve dhe ndarja e shpërblimeve për fituesit e Garës së Mësim-Besimit.

Fituesit e garës:

  • Vendi i parë: Rroon Shllaku 🏆
  • Vendi i dytë: Unejs Bejta 🥈
  • Vendi i dytë: Amar Fazliu 🥈
  • Vendi i tretë: Unejs Mema 🥉

Gjithashtu, stafi i hoxhallarëve dhe hafizëve Hfz Reis Berisha, Hfz Qendrim Kameraj dhe Ibrahim Grori u nderuan me mirënjohje nga drejtori për punën e tyre të përkushtuar.

Kosovës i shtohen edhe dy hafiza te ri

Ceremonia e Hifzit për Enes Ramabajen dhe Diar Mehmetin

Sot, në Institutin e Hifzit në Gjakovë, u mbajt një ceremoni e veçantë për nderimin e hafizëve të rinj, Enes Ramabaja dhe Diar Mehmeti. 🎓 Familja, Shoqata Istanbul Hoxhallar, dhe miqtë nga Ferizaji dhe Skenderaji bashkë ndanë këtë moment të lumtur.

Pas një përfundimi të suksesshëm, hafizët e rinj u nderuan me dhurata nga Hoxha Osman Nuri Topbaş nga drejtori i institutit po ashtu edhe dhurata nga koordinatori i Shoqata Istanbul qe i ndau Mr. Gencer Dirvari

Urojmë Enes Ramabajen dhe Diar Mehmeti për një të ardhme të mbushur me lumturi dhe suksese.

Garat në shigjetari tradicionale.

Sot, në nder të Ditës së Pavarësisë, në bashkëpunim me klubin e shigjetarisë tradicionale, organizuam gara në shigjetari tradicionale. Garat u zhvilluan në tre kategori: kategoria e fëmijëve, kategoria e djemve dhe kategoria e vajzave.

Në kategorinë e fëmijëve, 6 prej tyre u nderuan me medalje për arritjet e tyre të shkëlqyera. Në kategorinë e djemve, u përzgjodhën 3 fituesit e vendit të parë, të dytë dhe të tretë, të cilët u shpërblyen me çmime monetare.

Pas përfundimit të garave, certifikata u shpërndanë për të gjithë pjesëmarrësit si një shenjë e kujdesit dhe përkrahjes sonë për angazhimin e tyre. 🏹🏅🎉

_____________________________________

Bugün 17 Şubat Kosova Cumhuriyeti Bağımsızlık Günü münasebetiyle Geleneksel Okçuluk Kulübü işbirliği ile geleneksel okçuluk yarışmaları düzenledik. Yarışmalar çocuk kategorisi, erkek kategorisi ve kız kategorisi olmak üzere üç kategoride gerçekleştirildi.

Çocuk kategorisinde ilk 6 öğrenciye üstün başarılarından dolayı madalya verildi. Erkekler kategorisinde birinci, ikinci ve üçüncü olan 3 yarışmacıya para ödülü verildi.

Yarışmaların ardından tüm katılımcılara gösterdiğimiz özen ve desteğin bir göstergesi olarak katılım sertifikaları dağıtıldı. 🏹🏅

“Ceremonia e Hifzit për Vëllezërit Sherifi, Harith dhe Mervan

Më datën 14.12.2023, në Institutin e Hifzit, u mbajt ceremonia e nderimit për përfundimin e Hifzit për hafizat e rinj, Hfz Mervan dhe Harith Sherifi. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm anëtarë të familjes së hafizëve të rinj, koordinatori i Shoqatës Istanbul dhe mysafiret nga Turqia, Kryeredaktori i revistës Altinoluk, Prof. Dr. M. Lütfi Arslan dhe perfaqsuesi nga Aziz Mahumd Huday Vakfi Z.Rafet Bilac

përfundim të ceremonisë, u dhuruan dhurata për hafizët e rinj në emër të Hoxhës Osman Nuri Tobash, të cilën u dha Z. Rafet Bilac. Po ashtu, pati dhurata edhe nga Kryeredaktori i revistës Altinoluk, Prof. Dr. M. Lütfi Arslan, koordinatori i shoqatës dhe drejtori i Institutit të Hifzit

Ju dëshirojmë sukses hafizëve të rinj dhe shpresojmë që Kuranin të mbajnë gjithmonë të pranishëm në jetën e tyre.

Gjakov, 2023

Shoqata Istanbul fillon me kurset e reja

📢Në Shoqatën tonë, kemi filluar një kurs që i përfshin të gjitha:

📖 Mësim Besimi

⚽ Lojra Sportive

🧠 Lojra Logjike

🏹 Shigjetari

🕒Orar i Përshtatur: Para dhe pas orarit të shkollës.

Grupet:

1: 10:00 – 13:00

2: 13:00 – 16:00

Regjistrohu tani për të përfituar nga ky kurs i veçantë! 📝

————————————————————————-

📢 Istanbul Derneği YENİ KURSLARIMIZ 📚🌟

Derneğimizde, her şeyi içeren yeni bir kurs başlattık:

📖 Değerler eğitimi

⚽ Spor Oyunları

🧠 Mantık Oyunları

🏹 Okçuluk

🕒 Uyarlanmış Zaman Planı: Okul saatlerinden önce ve sonra.

Gruplar:

1: 10:00 – 13:00

2: 13:00 – 16:00

Bu özel kursun faydalarından yararlanmak için şimdi kaydolun! 📝

Ligjerata e Prof Dr. Shefqet Krasniqit

Sot, së bashku me nxënësit e Institutit, ishim të pranishëm në ligjëratën e Profesorit Dr. Shefqet Krasniqit që u mbajt në xhamin e Qylit . Ky ishte një moment frymëzues i pasur me dije dhe kuptim.