Vizita e Abdullah Klinakun

Vizitë e Veçantë në Institutin e Hifzit

Sot patëm nderin të mirëpresim Abdullah Klinakun në Institutin tonë. Gjatë kësaj vizite, drejtori i institutit e informoi mysafirin mbi aktivitetet që zhvillohen këtu, me theks të veçantë mbi mësimin e Kur’anit dhe programet e ndryshme edukative e shpirtërore që ofrojmë. Faleminderit z. Abdullah Klinaku për interesimin dhe mbështetjen e treguar ndaj punës sonë!

Vizita e Kryetarit të Akademisë së Diyaneti

Me mirënjohje të thellë falënderojmë Kryetarin e Akademisë së Diyanetit, Doc. Dr. Enver Osman Kaan, Zëvendëskryetarin e Bordit të Arsimit dhe Disiplinës pranë MEB, z. Mehmet Nezir Gül, Drejtorin e Shkollës së Mesme “Şehit Ömer Halis Demir” në Ankara, z. Yaşar Keskin dhe Profesorin e nderuar të Medresesë Alauddin, z. Ramadan Uka, për vizitën e tyre të çmuar në Medresenë e Hifzit në Gjakovë. Vizita juaj ishte një nder i madh për ne.

___________

Diyanet Akademisi Başkanı Doç. Dr. Enver Osman Kaan.

MEB. Tâlim Terbiye Kurulu Başkan Yardımcısı Mehmet Nezir Gül.

Ankara Şehit Ömer Halis Demir Anadolu İmam Hatip Lisesi Müdürü Yaşar Keskin.

Alauddin Medresesi hocası Ramadan Uka.

Cakova Hafızlık Medresesine gerçekleştirmiş oldukları nazik ziyaretleri için kendilerine Teşekkür ederiz.

Ceremonia e Certifikimit dhe Ndarja e Shpërblimeve në Kursin Veror 2024 në Institutin e Hifzit

Në Institutin e Hifzit u organizua ceremonia e certifikimit të nxënësve për përfundimin e Kursit Veror. Gjatë kësaj ceremonie, u shpallën edhe fituesit e Garës së Mësim-Besimit. Të ftuar në këtë ngjarje të veçantë ishin edhe prindërit e nxënësve.

Programi filloi me leximin e Kuranit, dhe më pas të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti drejtori i institutit. Për të folur rreth kursit, fjala iu dha hfz. Sufjan Misini. Pas kësaj, u bë certifikimi i nxënësve dhe ndarja e shpërblimeve për fituesit e Garës së Mësim-Besimit.

Fituesit e garës:

  • Vendi i parë: Rroon Shllaku 🏆
  • Vendi i dytë: Unejs Bejta 🥈
  • Vendi i dytë: Amar Fazliu 🥈
  • Vendi i tretë: Unejs Mema 🥉

Gjithashtu, stafi i hoxhallarëve dhe hafizëve Hfz Reis Berisha, Hfz Qendrim Kameraj dhe Ibrahim Grori u nderuan me mirënjohje nga drejtori për punën e tyre të përkushtuar.

Kosovës i shtohen edhe dy hafiza te ri

Ceremonia e Hifzit për Enes Ramabajen dhe Diar Mehmetin

Sot, në Institutin e Hifzit në Gjakovë, u mbajt një ceremoni e veçantë për nderimin e hafizëve të rinj, Enes Ramabaja dhe Diar Mehmeti. 🎓 Familja, Shoqata Istanbul Hoxhallar, dhe miqtë nga Ferizaji dhe Skenderaji bashkë ndanë këtë moment të lumtur.

Pas një përfundimi të suksesshëm, hafizët e rinj u nderuan me dhurata nga Hoxha Osman Nuri Topbaş nga drejtori i institutit po ashtu edhe dhurata nga koordinatori i Shoqata Istanbul qe i ndau Mr. Gencer Dirvari

Urojmë Enes Ramabajen dhe Diar Mehmeti për një të ardhme të mbushur me lumturi dhe suksese.

Ceremoni përshëndetëse për Hafiz Recep Sahinkayes

Sot, më datë 19.02.2024, u mbajt një ceremoni përshëndetëse dhe falënderuese për Hafiz Recep Sahinkayes, i cili përfundoi misionin e tij si dërguar nga Diyaneti i Turqisë. Ai ka shërbyer për pesë vjet si mësues në Institutin e Hifzit, Medreseja e Madhe në Gjakovë.

Koordinatori i Shoqatës Istanbul z. Şuayip Başhan, shprehu mirënjohjen për punën e tij 5-vjeçare në këtë institut, duke i dhuruar atij një mirënjohje për kontributin dhe angazhimin e tij në edukimin e nxënësve.

_______________________________________________________

Türkiye Diyaneti tarafından görevlendirilen Hafız Recep Şahinkaya hocamız Cakova Hafızlık Medresemizde 5 yıllık görevini tamamlaması münasebetiyle 19.02.2024 tarihinde teşekkür ve uğurlama proğramı düzenlendi.

İstanbul Derneği Koordinatörü Sn. Şuayip Başhan, bu enstitüdeki 5 yıllık çalışmalarından dolayı şükranlarını sunarak, öğrencilerin eğitimine yaptığı katkı ve göstermiş olduğu özveriden dolayı teşekkür etti.

Kosovës i shtohen dy Hafëz të rinj

Ceremonia e Hifzit për Ubade Ramuken dhe Muhamed Dragobuzhda

Sot, në Institutin e Hifzit në Gjakovë, u mbajt një ceremoni e veçantë për nderimin e hafizëve të rinj, Ubade Ramuka dhe Muhamed Dragobuzhda. 🎓 Familja, Shoqata Istanbul Hoxhallar, dhe miqtë nga Han Elezi dhe Gjilani bashkë ndanë këtë moment të lumtur.

Pas një përfundimi të suksesshëm, hafizët e rinj u nderuan me dhurata nga Hoxha Osman Nuri Topbaş nga drejtori i institutit dhe nga koordinatori i shoqatës.

Urojmë Ubade Ramuken dhe Muhamed Dragobuzhdem për një të ardhme të mbushur me lumturi dhe suksese

“Ceremonia e Hifzit për Vëllezërit Sherifi, Harith dhe Mervan

Më datën 14.12.2023, në Institutin e Hifzit, u mbajt ceremonia e nderimit për përfundimin e Hifzit për hafizat e rinj, Hfz Mervan dhe Harith Sherifi. Në këtë ceremoni ishin të pranishëm anëtarë të familjes së hafizëve të rinj, koordinatori i Shoqatës Istanbul dhe mysafiret nga Turqia, Kryeredaktori i revistës Altinoluk, Prof. Dr. M. Lütfi Arslan dhe perfaqsuesi nga Aziz Mahumd Huday Vakfi Z.Rafet Bilac

përfundim të ceremonisë, u dhuruan dhurata për hafizët e rinj në emër të Hoxhës Osman Nuri Tobash, të cilën u dha Z. Rafet Bilac. Po ashtu, pati dhurata edhe nga Kryeredaktori i revistës Altinoluk, Prof. Dr. M. Lütfi Arslan, koordinatori i shoqatës dhe drejtori i Institutit të Hifzit

Ju dëshirojmë sukses hafizëve të rinj dhe shpresojmë që Kuranin të mbajnë gjithmonë të pranishëm në jetën e tyre.

Gjakov, 2023